Ndërlidhjet

Edhe pas gafës, kongresisti Akin s'largohet nga gara


Tod Akin

Tod Akin

Kongresisti republikan Tod Akin, që është vënë nën kritika të ashpra për shkak të komenteve të tij rreth përdhunimit dhe shtatzanësisë, thotë se nuk do të largohet nga gara për Senatin amerikan, me gjithë presionin intensiv nga republikanët e tjerë.

Nga tërë Partia Republikane janë bërë telefonatat që Akin ta lërë garën që kur ai të dileën tha se aborti nuk duhet të jetë i ligjshëm as për viktimat e përdhunimit, sepse, siç e kupton ai , trupat e grave mund të parandalojnë shtatzëninë në rastet e “përdhunimit të ligjshëm”.

Republikanët kanë frikë se kandidatura e tij njollos partinë e tyre dhe kërcënon shansin e tyre për të fituar shumicën në Senat.

Partia të martën njoftoi se tërheq 5 milionë dollarë të dedikuara për fushatën e Akinit.
XS
SM
MD
LG