Ndërlidhjet

SHBA skeptike për "largimin e vullnetshëm të Asadit"


Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur skepticizëm të thellë në lidhje me sugjerimet se regjimi sirian është i përgatitur që të diskutojë largimin e Bashar al-Asadit.

Duke folur gjatë një vizite në Moskë, zëvendëskryeministri i Sirisë Kadri Xhamil dukej se sugjeronte se Asadi mund ta lë pushtetin si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar.

Por, ai këmbënguli gjithashtu se dorëheqja e presidentit nuk mund të jetë një parakusht për bisedime.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se “sinqerisht, ne nuk shohim asgjë të re atje.”

Në anën tjetër, Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me zëvendëskryeministrin sirian, Kadri Xhamil, tha se e vetmja gjë që duhet të bëjnë faktorët e huaj në Siri është krijimi i kushteve për dialog mes regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe luftëtarëve të opozitës.
XS
SM
MD
LG