Ndërlidhjet

Merkel në Moldavi


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Kishinaun të mërkurën për një vizitë shihet si një shenjë e mbështetjes së aspiratave integruese evropiane të Moldavisë.

Merkel do të takohet me kryeministrin Vlad Filat, liderin e koalicionit pro-perëndimor dhe presidentin Nikolae Timoftin.

Merkel pritet të diskutojë përpjekjet e Moldavisë drejt afrimit me Bashkimin Evropian, si dhe gjendjen aktuale të negociatave në kontestin mes Moldavisë dhe rajonit separatist të saj, Transdniestrit.

Transdniestri pro-rus shpalli pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990 nga frika e bashkimit me Rumaninë fqinje.

Të dy palët kanë pasur një luftë të shkurtër në vitin 1992, që u frenua me ndërhyrjen e trupave ruse.

Përpjekjet e njëpasnjëshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen nën ndërmjetësimin e OSBE-së kanë qenë të pasuksesshme. Rusia mban ende rreth një mijë trupa në Transdniester.
XS
SM
MD
LG