Ndërlidhjet

Rusia, zyrtarisht anëtare e OBT-së


Ilustrim
Ilustrim
Rusia është bërë zyrtarisht anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë(OBT), pas shumë vite negociatash.

Me pranimin formal të saj, Rusia bëhet vendi i 156-të, që bashkohet me trupin që përcakton rregullat globale të tregtisë dhe zbaton marrëveshjet e tregtisë.

Deri më tani, Rusia ishte ekonomia më e madhe në botë që nuk ishte anëtare e OBT-së.

Anëtarësimi i Rusisë u bë zyrtar 30 ditë pasi që ky veprim u mbështet zyrtarisht nga të dy dhomat e parlamentit dhe qeverisë.

Pavarësisht anëtarësimit të Moskës, rregullat e OBT-së nuk do të aplikohen ende në lidhjet tregtare mes Rusisë e Shteteve e Bashkuara, ekonomisë më të madhe në botë, dhe në fuqi vazhdojnë të mbesin marrëveshjet dypalëshe.

SHBA vazhdon ta mbajë në fuqi amendamentin e vitit 1974 "Jackson-Vanik”, i cili përdorte barriera tregtare për t’i bërë presion Bashkimit Sovjetik lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG