Ndërlidhjet

Romni sugjeron largimin e Akinit


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati republikan për president Mit Romni ka kërkuar nga kongresisti Tod Akin, që të ndalë fushatën për Senatin amerikan pas komenteve të tij rreth përdhunimit dhe shtatzanësisë.

Akin ka thënë të dielën se aborti nuk duhet të jetë i ligjshëm as për viktimat e përdhunimit, sepse, siç e kupton ai, trupat e grave mund të parandalojnë shtatzëninë në rastet e “përdhunimit të ligjshëm”.

Në një deklaratë të shkruar, Romni tha se “përfaqësuesi Tod Akin duhet ta pranojë këshillën e repuvlikanëve të shtetit të tij, Mizurit dhe të largihet nga gara.

Të martën, Akin kërkoi sërish falje për komentet e tij, por refuzoi që të largohet nga gara.

Republikanët kanë frikë se kandidatura e tij njollos partinë e tyre dhe kërcënon shansin e tyre për të fituar shumicën në Senat.
XS
SM
MD
LG