Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë në Liban


Tripoli, Liban
Tripoli, Liban
Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë dy ditëve të fundit në Liban.

Përleshjet në qytetin e Tripolit lidhen me luftimet në Sirinë fqinje dhe përfshijnë pakicën alavite dhe shumicën sunite.

Raportet po ashtu flasin për më shumë se 100 të plagosur.

Sipas analistëve, luftimet në Liban pasqyrojnë konfliktin në Siri, ku shumica sunite lufton regjimin alavit të Bashar al-Asadit.

Aktivistët opozitarë thonë se të paktën 11 rebelë kanë humbur jetën sot në Damask, pasi forcat qeveritare kanë bombarduar qytetin.
XS
SM
MD
LG