Ndërlidhjet

Kosova edhe pse vend i vogël, ka mjaft resurse turistike, që krijojnë mundësitë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Gryka e Rugovës dhe fusha rreth shtratit të Lumëbardhit të Pejës paraqesin motiv të bukur dhe të veçantë.

Regjioni i Rugovës ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe në veri-perëndim të Pejës.

Hapësira rreth shtratit të Lumëbardhit ka pamje grykore në gjatësi prej 20 kilometra ,ndërsa pjesa më e bukur e tij, Gryka e Rugovës, është e gjatë afër 10 kilometra.

Ajo është e thellë afër 1000 metra, ashtu që është e klasifikuar në rendin e kanjoneve më të thella në vend dhe në Evropë.

Para se të hysh në pikën që karakterizon këtë grykë si kanjon tipik në kilometrin e 6-të ndodhet ujëvara e gjatë 25 metra që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë.

Por pavarësisht potencialeve turistike që ka Kosova, mungesës së investimeve në resurse turistike, ka bërë që sektori i turizmit në Kosovë të mbetet mjaft i pazhvilluar.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG