Ndërlidhjet

Aktori indian hetohet për “fyerje të flamurit”


Shah Rukh Khan
Shah Rukh Khan
Njëri nga yjet më të mëdhenj të filmave të Indisë, Shah Ruk Khan, do të përballet me hetime policore, për shkak të, siç është thënë, fyerjes së flamurit kombëtar.

Policia në qytetin perëndimor të Punes thotë se rasti bazohet në ankesën e politikanit lokal, Ravi Brahme.

Khan akuzohet për fyerje të flamurit trengjyrësh të Indisë, duke e mbajtur atë të përmbysur në një video që mund të shihet në YouTube.

Brahme, së fundmi, ka bërë një ankesë të ngjashme edhe për modelen e Mumbait, Gehna Vashist, duke akuzuar atë se ka veshur rroba të banjës me dizajn flamuri.
XS
SM
MD
LG