Ndërlidhjet

Merkel arrin në Çisinau


Çisinau në pritje të Merkelit, 22 gusht 2012.

Çisinau në pritje të Merkelit, 22 gusht 2012.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Çisinau të Moldavisë. Vizita shihet si shenjë mbështetjeje për aspiratat integruese të lidershipit moldav.

Kancelarja gjermane është pritur në aeroport nga kryeministri Vllad Filat dhe zyrtarë të tjerë të Moldavisë.

Gjatë vizitës së saj të shkurtër, Merkel do të zhvillojë bisedime me Filatin, udhëheqës i koalicionit pro-perëndimor, dhe me presidentin Nikola Timofti.

Ajo po ashtu do të takojë liderë të fraksioneve parlamentare të Moldavisë.

Është ende e paqartë nëse Merkel do të takojë ish-presidentin Vladimir Voronin, udhëheqës i komunistëve, të cilët përbëjnë partinë më të madhe në parlamentin 101-vendesh.

Merkel dhe Filat, pas takimit, do të dalin në konferencë për media. Kancelarja gjermane po ashtu pritet të mbajë fjalim në Pallatin e Republikës.

Moldavia është njëri nga vendet më të varfra të Evropës.
XS
SM
MD
LG