Ndërlidhjet

Në Siri vritet djali i ish-liderit çeçen


Siri

Siri

Djali i ish-komandantit të rebelëve çeçenë, Rusllan Galajev, është vrarë në Siri, gjatë luftimeve për kryengritësit opozitarë.

Ueb-faqja çeçene “KavkazCenter” bën të ditur se Rustam Galajev, i lindur në vitin 1988, është vrarë në mes të 11 dhe 13 gushtit, në një betejë kundër forcave qeveritare të Sirisë.

Babai i Rustamit është vrarë nga trupat ruse në Dagestan, gjatë përpjekjeve të tij për të kaluar kufirin ruso-gjeorgjian në shkurt të vitit 2004.
XS
SM
MD
LG