Ndërlidhjet

“Kiss” mbështet “Pussy Riot”-in


"Pussy Riot"

"Pussy Riot"

Anëtarët e grupit legjendar amerikan “Kiss” kanë ofruar mbështetje për vajzat e burgosura të grupit rus “Pussy Riot”.

Basisti Gen Simons, duke folur për agjencinë AFP në Llos Angjelles, ka thënë se “vajzat kanë të drejtë të shprehen”.

Gitaristi dhe këngëtari i “Kiss”-it, Poll Stenlli, ka kritikuar Rusinë, duke thënë se “një vend i fortë nuk duhet të frikësohet kurrë nga liria”.

“Kiss” u është bashkuar yjeve të tjera të muzikës ndërkombëtare, që kanë shprehur mbështetje për “Pussy Riot”-in.

Tri vajzat e grupit janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie të premten e kaluar, për shkak të performancës së tyre në një kishë të Moskës, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Vajzat janë shpallur fajtore për huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të ortodoksëve.
XS
SM
MD
LG