Ndërlidhjet

Liberman kërkon largimin e Abasit


Avigdor Liberman
Avigdor Liberman
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, i ka bërë thirrje Katërshes për Paqe në Lindjen e Mesme që të detyrojë zgjedhjet në Autoritetin Palestinez, në përpjekje për të rrëzuar presidentin Mahumd Abas dhe për të ringjallur procesin “e fjetur” të bisedimeve për paqe.

Në letrën dërguar diplomatëve të lartë, një kopje të së cilës ka siguruar AFP-ja, Liberman ka thënë se “Abas duket të jetë i painteresuar ose i paaftë për të arritur marrëveshjen, e cila do t’i jepte fund konfliktit”.

“Ka ardhur koha të shqyrtohet një zgjidhje kreative. Në Autoritetin Palestinez duhet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe të zgjidhet një lidership legjitim”, ka thënë Liberman.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, ka distancuar veten nga çdo përpjekje për të diktuar orarin e zgjedhjeve në Autoritetin Palestinez.
XS
SM
MD
LG