Ndërlidhjet

Breiviku do që të shpallet përgjegjës për vrasjet


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Ekstremisti i krahut të djathtë norvegjez, Anders Bering Breivik, do të kërkojë të shpallet përgjegjës për vrasjet masive në korrik të vitit të kaluar, kur Gjykata e Oslos të shpallë vendimin këtë të premte.

"Nëse shpallet i çmendur, ai do të apelojë vendimin", ka thënë avokati mbrojtës i Breivikut, Tord Jordet.

Vendimi do të përcaktojë nëse Breiviku do të kalojë 21 vjet prapa grilave apo do të dërgohet në institucion psikiatrik.

Më 22 korrik të vitit 2011, ai ka vrarë tetë persona në Oslo dhe 69 të tjerë në ishullin Utoja.

Gjatë gjykimit, Breiviku ka thënë se “vrasjet kanë qenë të nevojshme, për ta shpëtuar Norvegjinë nga multikulturalizmi”.
XS
SM
MD
LG