Ndërlidhjet

Shpërbëhet qeveria në Kirgizi


Kirgizi
Kirgizi
Koalicioni qeverisës i Kirgizisë është shpërbërë pas tetë muajsh në fuqi.

Partia Ata-Meken ka njoftuar sot se do të lërë koalicionin, një ditë pas tërheqjes së anëtarit tjetër, Ar-Namis.

Shpërbërja ndodh pas grindjeve të brendshme në mes të anëtarëve të koalicionit, për shkak të ekonomisë së dobët të vendit dhe korrupsionit.

Në një deklaratë të përbashkët, deputetët nga Ata-Meken dhe An-Namis i kanë bërë thirrje kryeministrit Omurbek Babnov të japë dorëheqje.

Një zëdhënës i koalicionit ka thënë se të gjithë anëtarët e kabinetit tani duhet të japin dorëheqje dhe të formohet koalicioni i ri.
XS
SM
MD
LG