Ndërlidhjet

Serbia - me numër të madh kërkesash për azil


Ilustrim
Ilustrim
Në shtatë muajt e parë të këtij viti, qytetarët serbë kanë parashtruar 1,152 kërkesa për azil në Zvicër.

Sipas Zyrës Federale të Zvicrës për Migracion, qytetarët e Maqedonisë, për të njëjtën periudhë kohore, kanë paraqitur 795 kërkesa, ndërsa ata të Bosnjë e Hercegovinës 270 sosh.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Maqedonisë janë në krye të listës, pas atyre të Eritresë, Tunizisë dhe Nigerisë”, ka bërë të ditur Zyra në fjalë.

Po sipas saj, Serbia, vitin e kaluar, ka qenë para Afganistanit, Maqedonisë, Sirisë, Kinës, Somalisë dhe Kosovës, për sa i përket numrit të aplikimeve.

Zyra Federale për Migracion llogarit veçmas numrin e kërkesave të paraqitura nga qytetarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG