Ndërlidhjet

Merkel: Integrimi i Moldavisë të bëhet “hap pas hapi”


Kishinev, 22 gusht 2012.
Kishinev, 22 gusht 2012.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka thënë Moldavisë se aspiratat e saj evropiane duhet të përmbushen gradualisht, ndërsa ka bërë thirrje për përpjekje të ripërtërira ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin e ngrirë të Transdniesterit.

Merkel i ka bërë këto komente në Kishinev, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin moldav, Vllad Filat.

Duke iu përgjigjur pyetjes së shërbimit moldav të Radios Evropa e Lirë, Merkel ka thënë se integrimi evropian duhet të ndodhë “hap pas hapi” dhe se do të nisë me një marrëveshje asociimi ndërmjet dy palëve.

Filat ka thënë se kjo marrëveshje mbetet prioritet i lartë i Moldavisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Kryeministri i Moldavisë ka falënderuar po ashtu Merkelin për mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet për të zgjidhur rajonin e diskutueshëm moldav të Transdniesterit.

Rajoni pro-rus i Transdniesterit ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.

Moldavia dhe Trasdniesteri kanë zhvilluar një luftë të shkurtër më 1992, e cila është pasuar me ndërhyrjen e trupave ruse. Rreth 1,000 njerëz kanë humbur jetën në konflikt.

Përpjekjet e njëpasnjëshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen nën ndërmjetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë qenë të pasuksesshme.

Rusia ende mban rreth 1,000 trupa në Transdniester, me premtimet se do t’i tërheqë ato.
XS
SM
MD
LG