Ndërlidhjet

Samaras nis bisedimet me zyrtarët evropianë


Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras.

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka nisur një seri takimesh me udhëheqësit evropianë, në përpjekje për të fituar më shumë kohë para zbatimit të shkurtimeve buxhetore, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë.

Samaras ka takuar në Athinë kryeministrin e Luksemburgut, Zhan Klod Xhanker, i cili kryeson takimet e ministrave të financave të Eurozonës.

Të premten, ai do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, ndërsa të shtunën në Paris do të pritet nga presidenti i Francës, Fransua Holland.

Samaras ka thënë se Greqisë i duhet “hapësirë për frymëmarrje” për të ringjallur më shpejt ekonominë dhe për të rritur të ardhurat e shtetit.

Ai është nëm presion për të shkurtuar 11.5 miliardë euro nga shpenzimet publike deri në vitin 2015. Një gjë e tillë është kusht për Greqinë që të kualifikohet për paketën e re të ndihmës në vlerë prej 31.5 miliardë eurosh.

Dështimi për të shkurtuar shpenzimet mund ta detyrojë Greqinë të braktisë Eurozonën.
XS
SM
MD
LG