Ndërlidhjet

logo-print

Tolimir: Akuzat kundër meje, të pabaza


Zdravko Tolimir

Zdravko Tolimir

Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka deklaruar të mërkurën para Tribunalit të Hagës se akuzat kundër tij për gjenocid në Srebrenicë janë të pabaza dhe të pavërtetuara.

Duke sugjeruar se duhet të lirohet, në deklaratën përmbyllëse ai ka thënë se prokuroria ka paraqitur një numër të madh akuzash “pa bazë ligjore dhe faktike”, si dhe disa prova “të natyrës spekulative”.

Në procesin kundër tij, i cili ka nisur në shkurt të vitit 2010, Tolimir është mbrojtur vetë.

Ai akuzohet për vepra të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte në Bosnjë gjatë vitit 1995, përfshirë dhe rolin në Masakrën e Srebrenicës.

Prokurorët e Gjykatës së Hagës kanë kërkuar dënimin e tij me burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG