Ndërlidhjet

KE mirëpret anëtarësimin e Rusisë në OBT


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka mirëpritur anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

“Pranimi i Federatës Ruse në Organizatën Botërore të Tregtisë, si anëtarja e saj e 156-të, pas 18 vjetësh negociata, është një lajm shumë i mirë për tregtinë në mes të Evropës dhe Rusisë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, Olivier Bailli.

Rusia është bërë të mërkurën zyrtarisht anëtare e OBT-së.

Deri më tani, ajo ishte ekonomia më e madhe në botë që nuk ishte anëtare e këtij mekanizmi.
XS
SM
MD
LG