Ndërlidhjet

Gjermani: 30 fëmijë të lënduar në aksident


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Të paktën 30 fëmijë janë lënduar, disa nga ta seriozisht, pas rrotullimit të autobusit në jug të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia e krahinës së Bavarisë.

Zëdhënësi Ulrih Pepsel ka thënë se shoferi, sipas të gjitha gjasave, ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përmbysur jo larg qytetit Frajcing.

Fëmijët po ktheheshin në shtëpi nga një udhëtim gjatë pushimeve.
XS
SM
MD
LG