Ndërlidhjet

logo-print

Kameron: Kërcënimi i Sirisë-i papranueshëm


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se kërcënimi i qeverisë siriane për përdorimin e armëve kimike ishte “tërësisht i papranueshëm”.

Zyra e kreut të ekzekutivit të Britanisë bëri gjithashtu të ditur se Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar mënyrat për mbështetjen e opozitës siriane në përpjekjet e saja 17 mujore për ta rrëzuar nga pushteti presidentin e vendit, Bashar Al Asad.

Në ndërkohë, kanë vazhduar luftimet në pjesë të ndryshme të Sirisë.

Trupat qeveritare sulmuan dy qendra në Damask duke lënë të vrarë të paktën 35 pjesëtarë të forcave opozitare, ndërsa u raportua për luftime edhe në Allepo.
XS
SM
MD
LG