Ndërlidhjet

logo-print

Shënohet Dita në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit e Nazizmit


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Sot do të shënohet Dita Evropiane në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Parlamenti Evropian pat miratuar në vitin 2008 një rezolutë me të cilën 23 gushti u përcaktua të jetë ditë formale e përkujtimit të viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive.

Kjo ditë u pat zgjedhur për të koinciduar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.

Një deklaratë e Parlamentit Evropian theksoi se “dëbimet, vrasjet dhe skllavërimet masive të kryera në kuadër të akteve agresive të Stalinizmit dhe Nazizmit hyjnë në kategorinë e krimeve dhe të krimeve kundër njerëzimit”.

Në vitin 2009 Parlamenti pat miratuar një rezolutë tjetër për të dënuar krimet e totalitarizmit në Evropën komuniste, në regjimet naziste dhe fashiste.
XS
SM
MD
LG