Ndërlidhjet

Lideri veri-korean viziton Iranin


Lideri veri-korean, Kim Jong Nam

Lideri veri-korean, Kim Jong Nam

Korea Veriore bëri të ditur qe kreu i saj do ta vizitojë Iranin për të marrë pjesë në një samit në javën e ardhshme.

Agjencia qendrore e lajmeve të Penhianit raportoi se gjatë qëndrimit të tij në vend Kim Jong Nam do ta takojë presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad.

Korea Veriore udhëhiqet nga Kim Jong Um, por Kim Jong Nam përfaqëson shtetin në shumicën e organizimeve ndërkombëtare.

Autoritetet iraniane dhe ato veri-koreane kishin thënë se janë në një linjë sa i takon luftës kundër Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara.

Që të dyja vendet dyshohet të jenë partnerë të afërt në teknologjinë bërthamore.
XS
SM
MD
LG