Ndërlidhjet

logo-print

Reduktohet kompania Sony


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Divizioni për telefoni mobile i kompanisë SONY do të reduktohet për një mijë vende pune apo 15 për qind të fuqisë së tij punëtore në botë përgjatë dy viteve të ardhshme fiskale deri në mars të vitit 2014, njoftoi AP-ja.

Zyra për komunikim e SONY bëri të ditur se shkurtimet e vendeve të punës bëhen si përpjekje për të reduktuar koston dhe për të rritur përfitimet.

Reduktimet e vendeve të punës u patën paralajmëruar, kohë më parë, në planin për reduktimin e dhjetë mijë vendeve të punës deri në mars të vitit 2013.

Nga një mijë vendet që pritet të reduktohen në valën e ardhshme, 650 janë të degës në Suedi.

Masat kursyese të kompanisë thuhet se vijnë për shkak të konkurrencës dhe zënies së hapësirës në treg nga Samsungu apo Apple.
XS
SM
MD
LG