Ndërlidhjet

Enver Hoxhaj kërkoi njohjen e Kosovës nga Fixhi


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që Republika e Fixhit ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosen marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, këto komente, zoti Hoxhaj i ka bërë gjatë qëndrimit të sotëm në Fixhi, me ç’rast është takuar me Ministrin e jashtëm të këtij vendi, Ratu Inoke Kubuabola.

Duke u shprehur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zoti Hoxhaj e ka theksuar vendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vitin 2010.

“Prandaj sot asnjë vend në botë nuk ka ndonjë arsye politike apo juridike që ta shtyjë vendimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Sipas ministrit Kubuabola, Qeveria dhe populli i Fixhit kanë simpati për popullin e Kosovës dhe se ka një qëndrim shumë pozitiv sa i takon njohjes së Republikës së Kosovës, thuhet pos tjerash, në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG