Ndërlidhjet

Turqi: 16 kryengritës kurdë dhe 5 ushtarë të vrarë


Ushtarët turq patrullojnë me makinë të blinduar në provincën Hakari
Ushtarët turq patrullojnë me makinë të blinduar në provincën Hakari
Zyrtarët e Turqisë thonë se 16 kryengritës kurdë dhe pesë ushtarë turq janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën juglindore të këtij vendi.

Raportet thonë se kryengritësit e kishin aktivizuar një bombë në provincën Hakari, derisa kalonin makinat ushtarake, e pastaj kanë hapur zjarr kundër ushtarëve dhe, rrjedhimisht, ka pasuar kundërsulmi i ushtrisë kundër kryengritësve kurdë.

Gjatë javëve të fundit është shënuar përshkallëzim i dhunës ndërmjet forcave të sigurisë së Turqisë dhe kryengritësve nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK), e cila lufton për autonomi në pjesën juglindore të Turqisë.

Nga konflikti ndërmjet PPK-së dhe forcave të Turqisë, që PPK-ja e ka filluar para afro 30 viteve, janë vrarë më se 40 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG