Ndërlidhjet

SHBA: Rekord shpenzimesh në fushatën presidenciale, por a ia vlen?


Barak Obama dhe Mit Romni
Barak Obama dhe Mit Romni
Paraja ka luajtur gjithnjë një pjesë të madhe të rolit në fushatat politike të SHBA-së, por në këtë vit zgjedhor presidencial, po e merr rolin kryesor.

Gara në mes të presidentit demokrat Barak Obama dhe konkurrentit të tij republikan Mit Romni, pritet të kushtojë më shumë sesa 2.5 miliardë dollarë, në kohën kur amerikanët të votojnë më 6 nëntor. Parashikimet i jep Qendra për Politikë Responsive, e cila monitoron mbledhjen e fondeve dhe shpenzimet e kandidatëve.

Kjo është 800 milionë më shumë sesa 1.7 miliardë dollarë të shpenzuar në zgjedhjet e 2008-ës, të cilat ishin të parat që thyen barrierën prej 1 miliardë dollarësh.

Dhe tri herë më shumë sesa që ka pasur shpenzime në vitin 2005 dhe pesë herë më shumë sesa në vitin 2000.

Gara e shpenzimeve është nxitur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili krijon lehtësira mbi donacionet politike. E qartë është se secila palë po ndjen rritjen e presionit që të mbledhë dhe të shpenzojë sasi rekorde të parave.

Por, ajo që është më pak e qartë, është nëse kjo rrjedhë parash do të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor.

Në korrik, Romni e kaloi Obamën në mbledhjen e fondeve, por shumë sondazhe i japon Obamës një epërsi të patrazuar.

Në përgjithësi, Obama është para Romnit në mbledhjen totale të parave, por disa analistë thonë se Romni do të dalë përpara në javët e fundit të fushatës.

Paraja është me të vërtetë e rëndësishme, përndryshe kandidatët nuk do të shpenzonin kaq shumë kohë duke e ndjekur”.

Kjo është Viveca Novak, nga Qendra për Politikë Responsive. Ajo thotë se edhe pse këtë vit shpenzimi i parave do të kalojë të gjitha zgjedhjet e kaluara, të kesh më shumë para nuk nënkupton domosdoshmërish edhe fitoren e shumicës së votave.

A është faktori më i rëndësishëm? Mendoj se faktorët tjerë, po aq të rëndësishëm, përfshijnë kandidatin dhe shumë gjëra në lidhje me kandidatin, si dhe atmosfera e përgjithshme. Fakti që ekonomia nuk po zhvillohet mirë, tani është një faktor i madh. A është e rëndësishme nëse Obama ka mjaft para? Mbase. Por, paratë iu mundësojnë kandidatëve që ta përçojnë mesazhin e tyre”, shprehet Novak.

Sipas Projektit Ueslejan të Mediave, që monitoron strategjitë e fushatës në media, një efekt i qartë për derdhjen e parave në këtë vit është rritja dramatike e sasisë në kampanjat negative.

Grupi gjeti se negativiteti në reklamat e fushatës është rritur shtatë herë më shumë sesa në vitin 2008. Atëherë vetëm 9 për qind të spoteve janë konsideruar negative. Këtë vit, afër 70 për qind.

Kjo, në pjesë të madhe është për shkak se kontribuesit e fushatave po i përdorin paratë e tyre në mbështetjen qoftë të Romnit, apo Obamës, përmes SuperPACs – komitet i pasur për veprime politike që mund të shpenzojë sasi të pakufizuara të parave në avokimin politik.

Arma e tyre e zgjedhjes është sulmi përmes reklamave, që në mënyrë dramatike e ka ulur tonin e garës dhe e ka ndryshuar tablonë mbi të cilën luftohet në zgjedhjet presidenciale.

Para dy vjetësh SuperPACs nuk ka ekzistuar. Ata janë krijuar tash, pas vendimit kundërthënës të vitit 2010 të Gykatës Supreme të SHBA-së, i quajtur Qytetarët e Bashkuar, që largon kufizimet legale mbi sasinë dhe llojin e parave që grupet e jashtme mund të mbledhin në mbështetje të fushatave politike.

Si rezultat, një grup i madh i donatorëve të pasur kanë kontribuar me miliona dollarë për kandidaturat e Obamës dhe të Romnit.

Kjo e ka rritur shumën totale për Obamën në 571 milionë dollarë dhe në 446 milionë dollarë për Romnin (ku nuk përfshihen fondet tjera politike, në të cilat kandidatët kanë qasje legale).

Amerikanëve nuk iu pëlqen që të shpenzohet kaq shumë në zgjedhjet presidenciale.
Kur në vitin 2008 shpenzimet arritën në 1 miliardë dollarë, një siondazh i opioninit publik (USA Today/Gallup) gjeti se 70 për qind e amerikanëve mendonin se ishte shpenzuar sasi tepër e lartë e parave në fushatat presidenciale.

Mark MekKinon është në mesin e tyre. MekKinnon njihet më së miri për udhëheqjen e fushatës mediale për fushatën e parë të Xhorxh W. Bushit për në Shtëpinë e Bardhë, si dhe për rizgjedhjen e tij.

Ai e quan të “tmerrshme” sasinë e parave të shpenzuara për këtë garë presidenciale, dhe mendon se vendimi i gjykatës për Qytetarët e Bashkuar ishte “i turpshëm”.

Para këtij vendimi, kontributet nga individët, të kufizuara në 2 mijë e 500 dollarë, ofronin një sasi të fondeve për kandidatët.

MekKinon thotë se kjo nënkuptonte se “asnjë person ose interesi i veçantë nuk do të kishte ndikim në zgjedhje”.

Por tash:

"Secili dhe çdo interes mund të shpenzojë aq para sa dëshiron, shpesh pa u zbuluar dhe në mënyrë anonime. Prandaj, ajo që po ndodh në politikën amerikane tash, është se fushata mes individëve, po shndërrohet në fushatë në mes të interesave të veçanta”, tha MekKenon.

Ironia është, siç thotë Mek Kinon, se paratë në fushatë po shpenzohen kot dhe nuk përbëjnë ndonjë ndryshim.

Unë kam qenë përgjegjës për marketingun e dy fushatave presidenciale në vitin 2000 dhe 2004 dhe edhe atëherë se po e çonim kot gjysmën e parave që o shpenzonim. Tash është edhe më keq”, tha MekKinon.

Kjo, pjesërisht sepse sipas tij, tashmë shumë amerikanë kanë vendosur se për do të votojnë dhe për shkak se në shumicën e kohës, njerëzit lodhen duke dëgjuar spote negative zgjedhore dhe ndërrojnë kanal.

Ndërkohë, të dy kandidatët kanë vazhduar gjuetinë e furishme për më shumë para.

Këtë javë, Obama ua ka dërguar një email mbështetësve pas kthimit nga shteti i Ajovës, ku Romni po shpenzon dy herë më shumë sesa ai në marketing.

Ne presim që Mit Romni dhe republikanët të na tejkalojnë”, ka shkruar presidenti.

Koha për të mbyllur hendekun po kalon. Pas tre muajve që kemi qenë vazhdimit të tejkaluar, kjo është çështje urgjente. A do të jepni donacion sot?(a.i.)
XS
SM
MD
LG