Ndërlidhjet

Pallati Mbretëror kërkon të mos botohen fotot lakuriqe të princit


Pamje nga uebsajti tmz.com që i publikoi foto lakuriqe të Princit Hari
Pamje nga uebsajti tmz.com që i publikoi foto lakuriqe të Princit Hari
Familja Mbretërore në Britani u ka tërhequr vërejtjen gazetave vendëse që të mos i publikojnë pamjet lakuriqe të Princit Hari, derisa ai luante me shokë gjatë pushimit në Las Vegas.

Një zëdhënës i Familjes Mbretërore ka konfirmuar se familja ka kontaktuar me Komisionin e Ankesave të Shtypit në Britani, për të kërkuar që gazetat të mos i botojnë fotografitë.

Familja thotë se publikimi i tyre do të ishte shkelje e jetës private të princit.

Zyra e Princ Harit ka konfirmuar se fotot janë të vërteta.

Fotot e këtilla së pari janë paraqitur dje në VIP faqen në Internet, tmz.com, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se fotot i kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e princit 27 vjeçar, që është edhe pilot helikopteri i ushtrisë britanike, i cili në vitin 2008 ka shërbyer në Afganistan.
XS
SM
MD
LG