Ndërlidhjet

SHBA: Numër rekord i rasteve të virusit West Nile


Mushkonja që e shkakton sëmundjen
Mushkonja që e shkakton sëmundjen
Zyrtarët shëndetësorë të Shteteve të Bashkuara thonë se numri i infektimeve me virus West Nile (Nili Perëndimor), që ka lindur nga mushkonjat në vitin 1999, është rritur për më tepër se 60% gjatë javës së kaluar. Kjo rritje vlerësohet si njëra nga përhapjet më të mëdha të sëmundjes ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjes në Shtetet e Bashkuara kanë thënë dje se deri tash këtë vit janë raportuar 1118 raste dhe 41 vdekje.

“Numri i rasteve të sëmundjeve me virusin West Nile në njerëz është rritur në mënyrë dramatike në javët e fundit”, tha Lajle Petersen, nga Qendrat për Kontroll të Sëmundjes.

Petersen ka kërkuar që njerëzit ta mbrojnë vetveten nga pickimi i mushkonjave dhe ka tërhequr vërejtjen se numri i rasteve pritet të vazhdoj të rritet.

Para një jave ishin shënuar 700 raste dhe 26 vdekje.

Zyrtarët federalë janë të befasuar me ashpërsinë e sëmundjes.
XS
SM
MD
LG