Ndërlidhjet

Operacion i EULEX-it dhe KFOR-it në Zupç


Zyrtarët e misionit EULEX në Kosovë thanë sot se po zhvillohet një operacion i EULEKS-it dhe i KFOR-it në Zubin Potok, për të qenë në gjendje për t’i kryer detyrat e tyre të zakonshme.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, tha se “momentalisht është duke u zhvilluar një operacion për të siguruar qasje të policëve të EULEX-it në stacionin e Policisë së Kosovës Zubin Potok, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit”.

Mëtutje ai ka theksuar se “operacioni, ku janë përfshirë EULEX-i dhe KFORI, është duke u zhvilluar afër fshatit Zupç, rrugës për Zubin Potok, ku një grup i vogël kriminel janë duke e penguar lirinë e qasjes” dhe ka shtuar se “ EULEX-i do të vazhdojë të punojë ngushtë me KFOR-in për rivendosjen e lirisë së qasjes”.
XS
SM
MD
LG