Ndërlidhjet

Libi: Procesi kundër Seif Gadafit – në shtator


Seif al-Islam

Seif al-Islam

Prokurorët në Libi thonë se Seif al-Islam, djali i ish liderit të vrarë, Muamer Gadafi, do të paraqitet në gjykatë, muajin e ardhshëm, në qytetin Zintan.
Zëdhënësi i prokurorisë, Taha Naser Bara, tha se procesi do të mbahet përkundër kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Sipas zëdhënësit Bara, janë kryer hetimet lidhur me akuzat për dyshime për krimet e kryera nga Seif al-Islam.
Gjykata Ndërkombëtare Penale dëshiron të mbajë proces kundër djalit të Gadafit, lidhur me akuza për krime të luftës, të kryera gjatë konfliktit nga i cili u përmbys babai i tij, vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka shprehur shqetësime se Libia nuk është e gatshme që të akuzuarit Seif al-Islam, t’i organizoj proces korrekt.
Seif al-Islam ka kërkuar që procesi kundër tij të zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë.
XS
SM
MD
LG