Ndërlidhjet

logo-print

Ombudspersoni: Dënimi me burg për Pussy Riot – i tepruar


Tri anëtaret e grupit Pussy Riot në gjykatë

Tri anëtaret e grupit Pussy Riot në gjykatë

Ombudspersoni i Rusisë për të drejtat e njeriut, Vlladimir Llukin, vlerësoi se dënimi me burg i tri femrave nga grupi Pussy Riot është i “tepruar”.

Ai theksoi se femrat, të cilat në muajin shkurt e organizuan një protestë në një katedralë ortodokse në Moskë, kundër pushtetit të Vlladimir Putinit, kanë kryer “kundërvajtje, jo vepër penale”.

Tri anëtaret e grupit Pussy Riot janë dënuar javën e kaluar me dy vjet burg, pasi një gjykatë i shpalli fajtore për “huliganizëm i motivuar nga urrejtja fetare”.

Vlladimir Llukin, që është ombudsperson i emëruar nga parlamenti rus, tha se ai ndoshta mund ta përpiloj një ankesë nëse dënimi mbetet edhe pas apelit.

Ky dënim ka shkaktuar protesta në Rusi dhe në mbarë botën, ndërsa qeveritë e vendeve perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut, vendimin e gjykatës e kanë cilësuar si jopërkatës.

Qeveria e Rusisë ka tërhequr vërejtjen kundër “histerisë” lidhur me vendimin e gjykatës.
XS
SM
MD
LG