Ndërlidhjet

logo-print

Norvegji: Pritet vendimi në rastin Breivik


Anders Breivik në gjykatë

Anders Breivik në gjykatë

Një gjykatë në Oslo të Norvegjisë sot pritet ta shpallë vendimin lidhur me akuzat kundër ekstremistit të krahut të djathtë, 33 vjeçarit, Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se i ka vrarë 77 vetë, vitin e kaluar.

Mendohet se fokusi i vendimit gjyqësor do të jetë në çështjen se a është Breivik i çmendur apo jo.

Nëse shpallet fajtor, Breivik, mund të dënohet me 21 vjet burg.

Nëse shpallet i çmendur ai do të dërgohet në ndonjë institucion për të sëmurë psikik.

Gjatë procesit gjyqësor 10 javësh, Breivik ka theksuar se aksionet e tij ishtin “mizore nga domosdoshmëria” për ta mbrotjur Norvegjinë nga multikulturalizmi.
XS
SM
MD
LG