Ndërlidhjet

SHBA: Gjenerali kërkon shpjegime nga Afganistani


Gjenerali Xhon Allen
Gjenerali Xhon Allen
Komandanti ushtarak amerikan në Afganistan, Xhon Allen, dëshiron të shohë informacione nga inteligjenca e Kabulit për pretendimet se spiunët nga vendet fqinje po i inkurajojnë ushtarët afganë që të kthehen kundër forcave të NATO-s.

Gjenerali Xhon Allen thotë se Kabuli ende nuk ka paraqitur informacione të tilla dhe se dëshiron ta dijë se si Afganistani ka bërë konkluzione të këtilla.

Xhon Allen tha mbrëmë se ekzistojnë një mori shkaqesh për rritje të “sulmeve të brendshme” nga trupat afgane kundër ushtarëve të NATO-s, gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe infiltrimin e forcave afgane nga talibanët.

Kabuli i ka rekrutuar dhjetëra mijëra policë dhe ushtarë për përgatitje për tërheqjen e NATO-s në fund të vitit 2014.

Zyrtarët afganë kanë pranuar se disa “sulme të brendshme” janë kryer nga rekrutët aktualë, që nuk ishin verifikuar në mënyrë adekuate.
XS
SM
MD
LG