Ndërlidhjet

Merkel, Holand: Thirrje Athinës që t’i zbatoj reformat


Anegla Merket dhe Fransua Holland (djathtas)
Anegla Merket dhe Fransua Holland (djathtas)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se do ta inkurajoj Greqinë për vazhdimin e reformave të premtuara si parakusht për marrjen e ndihmës ndërkombëtare financiare.

Duke folur mbrëmë në Berlin, pak para fillimit të bisedimeve me presidentin francez, Fransua Holland, ajo tha se Greqia duhet t’i zbatoj përkushtimet e veta.

Zoti Holland tha se i takon Greqisë për të bërë “përpjekje të domosdoshme” për të siguaruar se mbetet në eurozonë.

Takimi Merkel – Holland për krizën e borxheve në eurozonë, u bë para takimeve të tyre të ndara me kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras, sot dhe nesër.

Samaras ka thënë se i dëshiron katër vjet, e jo siç kishte premtuar më parë Athina dy vjet, për implementimin e zvogëlimeve të shpenzimit për të pasur qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës prej 240 miliardë eurosh.

Athinës i duhet kredia për ta parandaluar falimentimin dhe mundësinë e daljes së detyruar nga eurozona.
XS
SM
MD
LG