Ndërlidhjet

SHBA: U arrestua ish diplomati Rajan Kroker


Ish ambasadori amerikan në Afganistan Rajan Kroker
Ish ambasadori amerikan në Afganistan Rajan Kroker
Diplomati i pensionuar amerikan, Rajan Kroker, që ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Pakistan, është arrestuar në Uashington, i akuzuar se ka vozitur i dehur dhe se është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi e ka goditur një veturë tjetër.

Raportohet se Rajan Kroker ka thënë se nuk është fajtor.

Policia tha se incidenti ka ndodhur më 14 gusht në Spokane Valley në shtetin Uashington.

Policia tha se Kroker kishte vazhduar ngasjen e makinës së tij, pasi e kishte goditur një kamion në udhëkryq.

Një dëshmitar e kishte thirrë policinë, e cila e zyri Krokerin dhe pasi në gjakun e tij gjeti prani dy herë më të madhe të alkoolit se sa lejohet, e arrestoi atë.

Ai mund të ballafaqohet me gjobë dhe me dënim me burg.

Rajan Kroker, këtë verë u tërhoq nga posti i ambasadorit në Afganistan, për shkak të problemeve shëndetësore.
XS
SM
MD
LG