Ndërlidhjet

SHBA: Armstrong nuk ankohet ndaj akuzave për doping


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Çiklisti amerikan, Lance Armstrong, nëpërmjet një kumtese ka thënë se nuk do të ankohet lidhur me akuzat për doping nga Agjencia Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se procesi kundër tij është jokorrekt dhe tha se tash e tutje, do t’i kushtohet familjes dhe fondacionit kundër kancerit.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë Anti-Doping në Shtetet e Bashkuara, Trejvis Tajgart, tha se Armstrongut do t’i merren të shtatë titujt e fituar në garën ndërkombëtare “Xhiroja e Francës” dhe do t’i shqiptohet dënimi i ndalimit të aktivitetit sportiv për gjithë jetën.

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) tha se Agjencia e SHBA-ve ka të “drejtë të zbatoj penallti, që do të njihen nga të gjitha vendet në botë”.

Akuzat për doping e kanë përcjellë 40 vjeçarin Lance Armstrong nga Teksasi, gjatë gjithë karrierës së tij, por ato kurrë nuk janë testuar pozitive për substancat e ndaluara.
XS
SM
MD
LG