Ndërlidhjet

Pakistan: 16 militantë të vrarë nga sulmet ajrore


Aeroplan amerikan pa ekuipazh
Aeroplan amerikan pa ekuipazh
Zyrtarët në Pakistan thonë se nga tri sulme të aeroplanëve amerikanë pa ekuipazh, janë vrarë së paku 16 militantë të dyshuar në rajonin Vaziristani Verior në kufirin me Afganistanin.

Zyrtarë të inteligjencës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet e ndara të aeroplanëve pa ekuipazh ishin kryer në hapësirat Makai, Danda dhe Deri Nashter.

Këto sulme u bënë një ditë pasi zyrtarët e Pakistanit e thirrën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër sulmeve të tilla, të cilat nga Islamabadi shihen si të “paligjshme”.

Sulmet nga aeroplanët pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara kundërshtohen ashpër nga partitë politike fetare pakistaneze, me qëndrime anti perëndimore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se besojnë se sulmet janë një mjet i rëndësishëm për t’i luftuar militantët anti-amerikanë.

Shumë operativistë të al-Kaidës, të talibanëve dhe të grupeve të tjera ekstremiste islamike, janë vrarë nga sulmet e këtilla.
XS
SM
MD
LG