Ndërlidhjet

Thaçi kërkon unitet politik


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar unitet politik, për siç ka thënë një përmbyllje të suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

“Ne mund të kemi sukses të plotë, me filozofinë e unitetit politik dhe qytetar, për çka nuk dyshoj në skenën politike kosovare. Tani jemi në koordinim me spektrin politik, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të nevojshme për përmbylljen e mbikëqyrjes të pavarësisë, të kalojnë me dy të tretat në Kuvendin e Kosovës, në shtator të këtij viti” ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur i sigurt se përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë do të ndodhë më 10 shtator.

Ai ka thënë se agjenda tashmë është duke u shkruar sipas planifikimit.

Thaçi tha se mbikëqyrja e pavarësisë do të përmbyllet me sukses në takimin e radhës të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, duke thënë se pret që gjithë spektri politik të marrë përgjegjësitë që i takojnë, në mënyrë “që suksesi të jetë i të gjithëve”.
XS
SM
MD
LG