Ndërlidhjet

logo-print

Ballkani goditet nga thatësia më e keqe në dekada


Një zjarrfikës lufton me zjarrin në Mal të Zi

Një zjarrfikës lufton me zjarrin në Mal të Zi

Zjarri po shkatërron pyjet, lumenjtë janë shtjerrur, drithërat po thahen dhe furnizimi më energji elektrike po bie.

Pas dimrit më të ashpër në dekadat e fundit, rajoni i Ballkanit, sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press po përballet me verën më të nxehtë dhe thatësinë më të keqe, në pothuaj 40 vjet.

Temperaturat e larat që kanë thyer rekorde, kanë shkatërruar të mbjellat, perimet, pemët dhe prodhimi i energjisë është goditur po ashtu, shkruan AP.

Këtë vit, thuhet në artikull, fermerët e Ballkanit po i drejtohen qiellit për ndihmë.
Në Prizren, lumi Bistrica është tharë pothuajse tërësisht.

“Në 73 vitet e mia nuk e mbaj mend nivelin kaq të pakët të ujit në lumë, dhe as këtë nxehtësi të egër”, thotë Abdyladi Krasniqi.

Ministri i Bujqësisë i Kroacisë Tihomir Jakovina, thotë se dëmet e këtij viti nga thatësia shkojnë nga 30-80 për qind, e diku edhe 100 për qind.

Në Serbi, Ministria e Bujqësisë tha se të korrat e misrit dhe të sojës, eksportet kryesore te vendit, do të përgjysmohen në krahasim me vitin e kaluar, duke shkaktuar humbje prej më shumë se 1 miliardë dollarë.

Ngjashëm në Bosnje nxehtësia ka shkatërruar pothuajse 70 për qind të perimeve dhe të misrit.
XS
SM
MD
LG