Ndërlidhjet

Refugjatët sirianë tejkalojnë parashikimet e UNHCR-së


Refugjatë sirianë
Refugjatë sirianë
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara(UNHCR) Adrian Eduards, ka thënë se numri i refugjatëve në Lindjen e Mesme është më i madh sesa parashikimet.

“Ekziston një rritje dramatike e numrit të refugjatëve sirianë në rajon gjatë muajit gusht. Aktualisht i kemi mbi 200 mijë refugjatë sirianë në rajon që është mbi shifrat e planifikuara për vitin 2012, rreth 185 mijë sosh. Andaj ne duhet të rishqyrtojmë planifikimin”, ka thënë Eduards në një intervistë për Reuters.

Si rjedhojë e konflikit mes forcave të regjimit të Bashar al Asadit dhe kryengritësve opozitarë, qindra mijëra sirianë kanë lëshuar vendin.

Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të sirianëve, deri më tash, 74 mijë.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ikur nga Siria më shumë se 3 mijë e 500 persona për në Turqi.
XS
SM
MD
LG