Ndërlidhjet

SHBA: Të shtëna me armë zjarri te Empire State Building


Nju Jork
Nju Jork
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se të paktën 10 persona janë qëlluar nga armë zjarri në afërsi të ndërtesës Empire State, njofton CNN.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka thënë se kanë pranuar një thirrje për të shtëna me armë zjarri rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale në Nju Jork.

Nuk ka ende njoftime zyrtare për gjendjen shëndetësore të viktimave.

CNN njofton se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit.

Ndërtesa Empire State është një prej rrokaqiejve më të njohur në botë dhe një nga atraksionet më të njohura turistike në Nju Jork.

Çdo vit, këtë ndërtesë e vizitojnë rreth 4 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG