Ndërlidhjet

logo-print

Niger: 44 të vdekur nga vërshimet


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 44 njerëz janë mbytur dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë pas vërshimeve të rënda që e kanë nxjerrë nga shtrati lumin Niger duke shkaktuar vërshime të pjesshme në kryeqytetin Niamej dhe në zonat tjera, citon DPA Programin Botëror të Ushqimit.

Deri në 200 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet, ka thënë qeveria e Nigerit, e cila ka shpallur gjendje emergjente dhe ka bërë kërkesë për ndihma urgjente për 2 mijë të zhvendosur.

Vërshimet kanë prekur edhe pjesë të Burkina Fasos, duke dëmtuar mijëra hektarë të fushave të mbjella dhe duke zhvendosur shumë persona.
XS
SM
MD
LG