Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 12 të vrarë


Irak, foto nga arkivi

Irak, foto nga arkivi

Të paktën 12 njerëz u vranë në sulme të veçanta të premten në Irak, kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë dhe dëshmitarët.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA njofton se katër vetë u vranë kur dy bomba shpërthyen në zonën shiite në Bagdad.

Në qytetin verior të Mosulit, tre ushtarë u vranë nga një sulm me bombë.

Më vonë, persona të armatosur e vranë një ushtar në një postbllok në lindje të qytetit.

Katër trupa të paidentifikuar u gjetën gjithashtu me plagë të shkaktuara me armë zjarri në qytet.
XS
SM
MD
LG