Ndërlidhjet

Lans Armstrongut i hiqen titujt


Lans Armstrong
Lans Armstrong
Agjencia Anti-Doping e Shteteve të Bashkuara(USADA) tha se ia ka hequr Lans Armstrongut shtatë tituj të Tour de France dhe ia ka ndaluar përjetë që të marrë pjesë në garat e çiklizmit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Armstrong dha indikacione të enjten se nuk do t’i sfidojë akuzat e USADA-s se ai ka marrë substanca të palejuara gjatë karrierës së tij, duke thënë ”mjaft është mjaft”, por duke mohuar se ka përdorur ndonjëherë substanca që përmirësojnë performansën.

Ndalesa është retroaktive që nga 1 gushti i vitit 1998 deri në periudhën aktuale dhe përfshin shtatë titujt e tij në fitoret e Tour de France.

Armstrongu, një i mbijetuar i kancerit që konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj në çiklizëm, ka lëshuar deklaratë të shkruar të enjtjen, derisa përballej me afatin e fundit të mesnatës për të sfiduar akuzat kundër tij.
XS
SM
MD
LG