Ndërlidhjet

Brahimi i "frikësuar" nga detyra në Siri


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari i ri i OKB-së dhe i Ligës Arabe Lakdar Brahimi tha të premten se ishte i “frikësuar” me barrën e madhë për t'i dhënë fund konfliktit në Siri, njofton AFP.

Ish-ministri i Jashtëm algjerian i bëri këto komente ndërsa filloi takimet me sekretarin e Përgjithshëm të Okb0së, Ban Ki-mun dhe zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së, para se ta marrë detyrën zyrtarisht më 1 shtator.

“Kur më thirrët ju thashë se jam i nderuar, i kënaqur, i përulur dhe i frikësuar. Ende kam këtë në mendje”, i ka thënë Brahimi sekretarit Ban para takimit të tyre në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Ai ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë detyrë, duke shtuar se i njeh disa njerëz në Siri dhe në rajon.

Brahimi ka qenë i dërguar i Ligës Arabe në arritjen e marrëveshjes së vitit 1989 që i dha fund luftës civile në Liban.
XS
SM
MD
LG