Ndërlidhjet

Putin: Të luftohet agresioni etnik


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nacionalistët janë duke përfituar nga liritë demokratike dhe se agresioni etnik duhet të luftohet.

Ai i ka bërë këto komente në takimin e parë të Këshillit të tij për Marrëdhënie Ndëretnike.

Ato vijnë vetëm pak ditë pasi tifozë nacionalistë të futbollit kanë sulmuar në Moskë mbështetës të një ekipi mysliman nga rajoni i Dagestanit.

Rusia ka parë disa shpërthime të dhunës ndëretnike në vitet e fundit.

Federata ruse strehon mbi 200 grupe etnike.
XS
SM
MD
LG