Ndërlidhjet

Kryengritësit talibanë kanë qëlluar për vdekje tre pjesëtarë të ushtrisë afgane, pas rrëmbimit të tyre në lindje të Afganistanit.

Burimet policore në provincën Paktia thonë se ushtarët janë rrëmbyer derisa udhëtonin me automjetin e tyre për në qarkun Ahmad Khil.

Sipas të njëjtave, trupat e ushtarëve, të cilët kanë qenë jashtë detyrës, janë gjetur të shtrirë në rrugë.

Shifrat zyrtare tregojnë për më shumë se 850 ushtarë dhe policë afganë të vrarë në katër muajt e parë të këtij viti.

Dhuna ndodh në kohën kur forcat afgane kanë marrë shumë përgjegjësi të sigurisë, në prag të tërheqjes së trupave të huaja në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG