Ndërlidhjet

Kërkohet vazhdimi i dialogut për rastin Asanzh


Xhulian Asanzh

Xhulian Asanzh

Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Shteteve Amerikane i kanë bërë thirrje Britanisë dhe Ekuadorit të vazhdojnë bisedimet për fatin e themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh.

Ky i fundit është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që dy muaj dhe Kuito tashmë i ka ofruar azilin politik.

Britania ka thënë se do të arrestojë Aasanzhin nëse del nga ambasada dhe do ta ekstradojë atë në Suedi, ku kërkohet nën akuzat për abuzime seksuale.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Korea, ka shfaqur drojën se Britania do ta dërgojë Asanzhin në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me akuzat për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane.

Ekuadori ka thënë se Britania ka kërcënuar se do të hyjë në ambasadë për të arrestuar Asanzhin, gjë që hidhet poshtë nga Londra.
XS
SM
MD
LG