Ndërlidhjet

Xhejkobson: S’ekziston asnjë mundësi për korrektimin e kufijve


Ambasadorja e SHBA-së, Trejsi Xhejkobson.
Ambasadorja e SHBA-së, Trejsi Xhejkobson.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, ka deklaruar për mediat serbe se statusi i Kosovës është zgjidhur dhe se nuk ekziston asnjë mundësi për “korrektimin e kufijve”.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është plotësisht e përcaktuar në favor të sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.

“Ajo në çfarë duhet të fokusohen Kosova dhe Serbia është dialogu, që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Xhejkobson për Radio KIM.

Sipas saj, qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të vendosin se në çfarë mënyrë do të bisedojnë dhe çfarë kompromisesh do të arrijnë.

“Nëse bashkëpunojnë në mënyrë transparente, të hapur dhe produktive, atëherë mund të ketë përparim – çfarë do të ishte në dobi të të dyja shteteve dhe të aspiratave të tyre evropiane”, ka thënë Xhejkobson.

Duke përmendur si raste bisedimet e deritashme që kanë sjellë te Plani gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, si dhe dialogun teknik me Serbinë, ambasadorja Xhejkobson ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është e aftë për të qenë një partner i mirë dhe produktiv në bisedime. (v.t.)
XS
SM
MD
LG